Vajza e njohur e ekranit, shqiptarja Almeda Abazi, e cila është duke bërë famë në Turqi, këto ditë ka marrë ofertë që të jetë imazh i kompanisë L’Oreal.

Almeda, e cila momentalisht është pjesë e emisionit televiziv “Survivor”, së fundmi ka marrë edhe një tjetër ofertë. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur ‘’L’Oreal’’, që ka zgjedhur vajzën shqiptare të jetë imazh i tyre.

‘’Sapo më erdhi një ofertë reklame nga ‘Loreal’, gjithashtu ka dhe oferta për film, por të gjitha i kam lënë pasi të kthehem, tani jam përqendruar vetëm tek ‘Survivor’’’, ka theksuar Almeda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here