almedaabazi2Imazhet e reja nga projekti filmik në të cilat Almeda aksidentohet nga një makinë, bën që shumë nga miqtë e saj të preokupoheshin, por më pas gjithçka u qartësua. Bëhej fjalë për një sheshxhirim. Vetë Almeda, është shumë e lumtur që Turqia i ka ofruar aq shumë dhe ka bërë që të realizojë edhe ëndrrën e saj për t’u bërë aktore. “Turqia ka qenë një shans i madh për mua për të jetuar këtu”, ka thënë në një nga intervistat e fundit bukuroshja shqiptare e cila në kokë mban kurorën e ”Miss Globe 2008”. E lumtur shumë për të filluar një karrierë në Turqi, si një 16 vjeçare, e cila për shkak të biznesit të të ëmës vendosi të jetojë në Stamboll, duke filluar edhe shkollimin në një nga kolegjet më prestigjioze atje. Pasi përfundoi me spektakle në Shqipëri, synimi i saj ishte të pushtojë ekranet turke, çka e arriti shumë shpejt. Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here