Almeda Abazi: “Nuk jam shqiptare”…Aktorja dhe modelja shqiptare Almeda Abazi, ka mohuar origjinën shqiptare në një emision televiziv në Turqi. Në një intervistë për emisionin ‘Para Bende’, Abazi tha se është turke.

23-vjeçarja, që aktualisht është në një lidhje me aktorin turk Tolgahan Sayisman, i njohur si Çenar, po konkuron në një emision, i cili ka të bëjë me personalitetet e njohura, që duhet të kalojnë disa ditë duke punuar punë të ndryshme nëpër shtetet e huaja për të fituar para për jetesë.

Modelja gjatë njërës prej puntatave të emisionit, u takua me disa shitës turq në Nice të Francës dhe e prezantoi veten si turke.

Nuk e dimë nëse vetë formati i emisionit e ka detyruar aktoren të shprehet ashtu, apo realisht e konsideron veten qytetare turke, duke qenë se atje ka krijuar jetën dhe karrierën e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here