Bukuroshja shqiptare fituese e “Miss Globe” e gozhdoi publikun turk para ekranit jo vetem me kercimin e bukur qe beri, por dhe me sjelljen e saj per te cilen mori mjaft komplimente nga juria, duke e quajtur “vajze fisnik”.

Publiku eshte shprehur neper faqet e internetit qe do t’u mungoje shume buzeqeshja e cilter e Almedes dhe se duan ta shohin se shpejti perseri ne ekranin turk.

Per kete arsye, “Acun Medya” nuk ka vonuar ta beje Almeden pjesemarrese te nje produksioni tjeter te rendesishem sa ai i “Dancing with the Stars”. Nga burime te sigurta ne Turqi mesojme se kete here Almeda do te jete ne ekranin turk si pjesemarrese ne projektin “Survivor”, qe fillon ne javen e pare te marsit dhe do te zgjase 3 muaj.

Ky projekt-show do te xhirohet ne Republiken Domenikane. Krahas Almedes, ne Republiken Domenikane do te garojne edhe tete personazhe VIP, si dhe tete vullnetare te cilet do te ndihmojne VIP-at ne detyrat e tyre.

Ne mesin e personazheve te njohur do te jete edhe kengetarja e njohur turke Nez, qe Almeda e ka njohur prej kohesh kur kenget e saja jane transmetuar ne BBF ne Shqiperi. Sibel Tuzun, pop rock kengetare, ka perfaqesuar Turqine ne Eurosong si dhe shume personazhe te njohura. Per momentin lista perfundimtare ende nuk eshte mbyllur. Blerand Rexhepi Panorama Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here