Duket se mes pjesëmarrëses së show-programit ‘’Survivor’’, e cila njëherazi mban edhe kurorën e më të bukurës së Globit në vitin 2008, Almeda Abazi dhe futbollistit të njohur turk, Hakan Sukur, mund të ekzistojë një romancë dashurie. Kështu shkruajnë mediat në Turqi, ndërsa bukurinë e saj e kanë krahasuar me atë të së famshmes Jennifer Lopez.

Bukuroshja shqiptare Abazi nuk ka pasur mundësi t’u ikë paparacëve të gazetës turke “Hurriyet”, duke e zënë mat atë në shoqëri të futbollistit të njohur Hakan Sukur, teksa qëndronte në makinën e tij të tipit “Jeep”. Me flokë të lëshuar, e veshur me një palë pantollona të ngushta seksi, Almeda më pas është takuar edhe me disa pronarë të bizneseve të cilët e kanë pritur atë si një zonjë të vërtetë. Qëndrimi në makinën e futbollistit të njohur ka bërë që në Turqi të fillojnë thashethemet se mes bukuroshes së njohur dhe të famshmit Sukur ekziston një inimitet apo romancë dashurie! I lindur në vitin 1971 në qytetin Adapazar, Hakani fillon një karrierë profesionale prej futbollisti në klubin e njohur turk, Gallatasaraji. Gjatë karrierës së tij, klubi ka qenë gjithmonë në Superligë, ndërsa ai ka fituar më shumë se 14 tituj. Sukur e ka prezantuar Turqinë mbi 112 herë, duke dhënë kështu mbi 51 gola, kështu që ai shpallet si një nga golashënuesit më të mirë të gjeneratës së re, ndërsa gjatë gjithë karrierës prej futbollisti ka shënuar mbi 400 gola. Sukur ka dhënë dorëheqje nga futbolli në vitin 2008.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here