Ka përfunduar aventura e bukuroshes shqiptare në “Dancing with the stars” në Turqi.

Ish-Miss Globe Albania 2008 në përfundim të show-t spektakolar ka zënë vendin e tretë, ndonëse pritshmëria e saj, por edhe e publikut ka qenë edhe më e madhe, shkruajnë mediat shqiptare.

Në natën finale, bukuroshja shqiptare, e cila po bën një karrierë edhe në skenën turke të filmit, është mbështetur edhe nga shumë bashkëkombës shqiptarë, të cilët me siguri që janë ndjerë krenarë me performancën e bukuroshes shqiptare, e cila në fund i ka falënderuar të gjithë për vlerësimin që i dhanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here