Almeda Abazi blen super vilë prej 1 milion e 200 mijë dollarë në Los AnxhelosÇifti i famshëm shqiptaro-turk si fqinjë të parë do ta kenë aktoren Lindsay Lohan dhe këngëtaren Iggy Azalea.

Historia e tyre e dashurisë ka gati një vit që ka filluar. Që nga shkrimet e para në mediat turke, bukuroshja shqiptare nuk foli asgjë, nuk e mohoi se janë në lidhje e madje nuk kundërshtoi asnjë shkrim.

Ishte hera e parë që Almeda Abazi kishte rënë kokë e këmbë në dashuri, edhe pse disa herë mediat atje e lidhën me personazhe të njohur romanca këto që rezultuan si të pavërteta.

Bukuroshja e njohur e cila suksesin e filloi në Shqipëri dhe e vazhdoi në Turqi nuk e ka pasur aspak problem që i dashuri i saj ka qenë më herët i martuar me 24 vjeçare Serenay Sarıkaya, Miss Turqia 2010.

Almeda Abazi blen super vilë prej 1 milion e 200 mijë dollarë në Los Anxhelos

Por pas një viti lidhje dashurie mes Almedës dhe Tolgahan, mediat turke kanë nisur të shkruajnë se mes tyre dashuria ka filluar të “ftohet”, por duke qenë personazhe shumë të njohur sigurisht që shpesh do të bien pre edhe e thashethemeve.

“Mes nesh nuk ka asgjë për t’u zemëruar, sapo jemi larguar bashkë nga një darkë romantike në Etiler bashkë me Almedën”, kështu ka deklaruar Tolgahan për mediat rozë në Turqi vetëm pak ditë më parë.

Por që mes tyre nuk ka ndonjë krisje të romanës tregon fakti se çifti i famshëm ka blerë një vilë lukzose në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si duket që të dy synojnë Hollywood-in.

“Që në moshën 15 vjeçe kur fitova Miss Shqipëria në intervistën e parë që dhashë jam shprehur që Almeda nuk do të përmendet vetëm për bukurinë e saj nga sot e tutje, ky nuk është synimi im, Almeda shumë shpejtë do të përmendet për talentin e saj dhe aftësitë për t’i treguar botës se çfarë është në gjendje të bëjë një 15 vjeçare që di të bëjë karrierë dhe të studiojë por gjithmonë në rrugë të drejtë me nderë dhe krenari, synimi im është Hollywood-i.”

Almeda Abazi blen super vilë prej 1 milion e 200 mijë dollarë në Los Anxhelos

“Unë kurrë nuk kam hequr dorë nga karakteret e mia që i kam luajtur deri më tani. Bashkë me Almedën kemi blerë një vilë në Los Anxhelos në vlerë prej 1 milion e 218 mijë dollarë. Gjysmën e parave prej 430 mijë dollarë e ka siguruar Almeda nga angazhimi i saj në disa epizode tek Sulejmani i Madhërishëm.”

“Vila gjendet në afërsi të shtëpisë së motrës time atje, ndërsa si fqinjë të parë kemi aktoren Linsay Lohan dhe këngëtaren Iggy Azalea. Vendimi për të blerë këtë vilë ka qenë për shkak se gjatë verës vizituam motrën time këtu për pushime dhe menduam pse mos vendosemi edhe ne këtu”, është shprehur në një prononcim të tij për mediat turke i dashuri i Almeda Abazit, aktori dhe prezantuesi Tolgahan Sayışman. /panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here