Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare Alma Bektashi ka vendosur që këtë vit të kënaqet duke festuar në gjirin familjar. Themi këtë vit sepse jo gjithmonë ka qenë kjo mundësi.

Asaj shpesh i është dashur ta presë Vitin e Ri jashtë shtëpisë për shkak të angazhimeve me këngën.

Por sivjet Alma e ka ndarë mendjen dhe madje ka bërë dhe një plan. Ajo do mblidhet me familjen e vet në Tiranë, përpara tavolinës së mbushur plot me gatimet e veta. Alma na tregon se e ka zgjedhur Tiranën posaçërisht për të festuar sepse e dashuron këtë qytet. E ka marrë malli të ulet me familjen në tavolinë e të njekë programet televizive festive.

Thotë se i pëlqen shumë të gatuajë, dhe tavolinën e festës ia ka lënë gati familjes edhe kur i është dashur të lëvizë për të kënduar. Edhe në tryezën e Almës nuk do mungojnë gatimet tradicionale, gjeli i detit, bakllavaja që e përgatit vetë etj. Këtyre i shtohet dhe një tjetër pjatë tradicionale kosovare që quhet “pace” por nuk është gjellë. Është një lloj ëmbëlsire që përgatitet me petë, e që ngjan me bakllavanë. Alma do i bëjë të gjitha, deri te sallata ruse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here