Lilly Allen ka pranuar ditën e djeshme se mund ta kishte pësuar si mikesha e saj, Amy Winehouse.

“E frekuentoja shpesh jetën e natës bashkë me Amy-n dhe e di shumë mirë se çfarë ndodh dhe se sa e lehtë është të përfshihesh në atë çmenduri”, tha këngëtarja britanike.

26-vjeçarja, e cila po pret një fëmijë nga bashkëshorti i saj Sam Cooper pas një dështimi vitin e kaluar, thekson se ajo është me fat që i shpëtoi veseve.

“U tregova e fortë dhe u largova nga ato festa me drogë e alkool. Kur Amy Winehouse vdiq, mora mesazhe nga miqtë e mi të cilët më thonin se ishin të gëzuar që unë isha ende mes tyre, shëndoshë e mirë. Ata prisnin që edhe unë të përfundoja si Amy”, u shpreh Allen.

Këngëtarja britanike Amy Winehouse vdiq korrikun e kaluar në moshën 27-vjeçare si pasojë e abuzimit me drogën dhe alkoolin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here