Filmbërësi legjendar, Woody Allen, do t’i kthehet aktrimit krahas Jesse Eisenberg në filmin e ri “The Bop Decameron”.

Aktori dhe regjisori u ka munguar ekraneve në vitet e fundit, sepse ka vendosur të qëndrojë më shumë prapa kamerës, ndërsa sipas Cinema Blend, ai ka vendosur të luajë një rol në komedinë e ardhshme.

Megjithëse nuk dihet shumë për projektin e radhës, thuhet se ai është produksion i financuar nga italianët dhe do të shpërndahet nga Italian Medusa Films.

Allen në filmin e ri do të luajë krahas Jesse Eisenberg, Ellen Page dhe Penelope Cruz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here