Skandal i ri kurorëshkelës kërcënon kampionët italian, Milan. Këtë herë aktori kryesor është trajneri 44-vjeçar i Milanit, Massimiliano Allegri.

Kohët e fundit, shefi i stafit të ekspertëve të kampionit italian në një shfaqje televizive me neveri refuzoi pretendimin se ka një lidhje, duke thënë se ai i është dedikuar ekskluzivisht gruas së tij (jo ligjërisht) prej kohësh dhe djalit të tyre një muajsh. Megjithatë, paparacët italiane tani e kanë kapur në veprim e sipër, strategun italian.

Revista italiane “Oggi” ka publikuar një fotografi të tij me supermodelen 27-vjeçare italiane, Gloria Patrizi. Trajneri i AC Milan është kapur duke shkuar në banesën e modeles gjatë natës dhe duke dal në mëngjes. Pas kësaj, fotografët pa lejen e tyre i kanë përcjellur deri një restorant aty pranë, ku kanë ngrënë mëngjesin, dhe kanë regjistruar pas puthjen e tyre të përshëndetjes.

Bukuroshja Gloria në vitet e fundit, ka një turp të përsosur me përmasa fantastike të proporcionit (90-62-91), dhe në edicionin në edicionit e muajit qershor të vitit 2009 u shfaq si një modele revistës “Playboy”.

Pyetja është se si do ta prek kjo çështje jetën private të trajnerit, në mënyrë indirekte edhe jetën profesionale. Pritet se mbështetje mund të marrë nga presidenti i klubit 75-vjeçari, Silvio Berluscconi, i cili ishte edhe vetë në mes të gjykimeve për organizimin e orgjive me prostituta të mitura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here