Sapo përfundoi konkursi “Miss & Mister Albania”, regjisorja Vera Grabocka nisi përgatitjet e edicionit të dytë të spektaklit popullor tashmë, “Dancing with the stars”.

Të gjithë janë kureshtarë të mësojnë se kush do të jenë personazhet e ekranit, që do të bëjnë pjesë në këtë konkurs.

Por ajo që do të zgjojë më shumë vëmendje, se kushdo tjetër VIP, që do të lërë mënjanë profesionin e tij për të kërcyer, është padyshim prezantuesja e këtij spektakli, Alketa Vejsiu.

E themi këtë pasi Alketa Vejsiu, do të jetë e para prezantuese shqiptare (një rast i rrallë dhe në botë madje), që do të drejtojë këtë show, shtatzënë.

Po po, është më se e vërtetë! Alketa Vejsiu është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, pas vajzës Nicole.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here