Alketa Vejsiu  ka bërë me dije se angazhimi i saj kryesor në këto ditë të nxehta vere, është prania e saj në stafin përzgjedhës të vajzave dhe djemve që do të marrin pjesë në spektaklin e bukurisë “Miss & Mister Albania”, sigurisht në krah të regjisores së mirënjohur Vera Grabocka.

“Tre javë transmetim i përditshëm. Nata e madhe ceremoniale në shtator, me të ftuar ndërkombëtare. 20 vjet emocion dhe kurora e shtetit shqiptar për këtë vit do të udhëtojë përtej oqeanit, në spektaklin “Miss Bota”. Përzgjedhjet mbyllen në muajin korrik”.

Ky është apeli që ka lëshuar on line biondina e ekranit, e cila mesa duket, për këtë vit i ka lënë mënjanë pushimet verore. Të paktën, deri në shtator…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here