Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë duke u përgatitur për shoun “X Factor Albania”, që do të transmetohet në TV Klan,do të fillojë së shpejti rrugëtimin e vet përmes audicioneve në qytetet e Shqipërisë e të Kosovës, në kërkim të talenteve në muzikë.

Stafi përkatës po bashkëpunon edhe me shkollat publike e private, ndërsa pikërisht sot pritet të çelet audicioni për qytetin e Pogradecit, për të vijuar më tej me Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Durrësin, Sarandën etj. deri në Prishtinë, e për të përfunduar në kryeqytetin shqiptar në fillim të muajit nëntor.

Për rreth një muaj e gjysmë të gjithë ata që kanë dëshirë të testojnë veten e tyre në gjininë e muzikës, mund të aplikojnë përmes formularëve, dhe të jenë pjesë e këtyre audicioneve pranë qyteteve të tyre. Do të jenë katër kategori që do të kalojnë nga një fazë në tjetrën derisa në fund do të zgjidhet ai, ylli i ri i muzikës në Shqipëri.

Kategoritë janë të ndara për djemtë nga 15-25 vjeç, për vajzat nga 15-25 vjeç, grupe muzikore 15-25 vjeç dhe kategoria e fundit është ajo mbi 25 vjeç. Një juri me emra profesionistësh do të jetë pjesë e këtij formatit ndërsa vetë publiku do të votojë dhe përzgjedhë më të mirin. Programi do të prezantohet nga e Alketa Vejsiu, e cila edhe ka blerë lejen për “X Factor” për Shqipërinë, ndërsa regjinë do ta firmosë Vera Grabocka, një dyshe e pandarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here