Të gjithë ata që ndjekin spektaklin “Dancing with the stars” kanë në memorien e tyre këngën hapëse të spektaklit të kënduar nga mederatorja e tij, Alketa Vejsiu me titull “Yjet vallëzojnë”.

e anë të kësaj performance hyrëse, që ngjan si kolonë zanore e spektaklit, Alketa na kujton, se gjatë karrierës së saj, ndër të tjera ka bërë edhe këngëtaren. Deri këtu gjithçka në rregull. Por pak ditë më parë, revista on-line Albaniac ka publikuar dy video, ku tregohet qartë se kënga e Alketës është kopje e këngës së Fergi-t, të grupit “Black Eved Peas”, me titull “Be Italian”.

Madje tek Albaniac, në fillim bëhet ironi, duke thënë se Fergi ka vjedhur këngën e Alketës, por më pas tregon se kjo këngë ka dalë një vit më parë, madje ka qenë kolonë zanore e filmit “Nine”, ku kanë luajtur aktorë të mëdhenj, si Sofia Loren dhe Penelop Cruz. Filmi ka qenë kandidat për shumë çmime dhe është pëlqyer shumë, kështu që kolona zanore e tij, padyshim që është një motiv shumë i njohur.

Ndërkohë, Alketa nuk ka ndryshuar asnjë notë në këngën që këndon, por në ndryshim nga Fergi, nuk thotë “Be Italian” (ji Italian) por “Yjet vallëzojnë”. Mbase duke qenë thjesht një këngë hapëse e spektaklit, nuk ka ndonjë problem të jetë e kopjuar, pasi nuk konkuron gjëkundi, por e vërteta është se asnjëherë nuk është treguar se nga është marrë kjo këngë, aq sa të gjithë kemi menduar se është një krijim i mirëfilltë. Deri pak ditë më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here