Janë një dyshe që bashkëpunojnë prej vitesh dhe kanë prodhuar sukses të sigurt me çdo produksion që kanë marrë përsipër.

Misioni më i fundit i tyre ka emrin “X Factor” dhe pritet të nisë transmetimin në TV Klan në muajin janar, duke konkurruar me një tjetër format të ngjashëm për gjetjen e talenteve, që po zhvillohet për momentin në Top Channel, “The voice”.

Regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu kanë muaj që përgatiten dhe tani, në ditët e fundit para spektaklit, kanë udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur nga afër finalen e “X Factor” që zhvillohet në Angli, nën drejtimin e Simon Cowell-it, ndërkohë që pak ditë më parë kanë qenë në Itali, ku kanë realizuar edhe një intervistë me Simona Venturën, drejtuesen e “X Factor Italia”.

“Jemi në “Wembley Arena” ku 10 mijë anglezë në publik po këndojnë këngët e Krishtlindjes. Së shpejti do të perfomojnë në skenë Coldplay, Ronan Keating, Westlife dhe One Direction”, – ka shkruar në rrjetin social të FB Alketa, ndërsa pak minuta më pas ka shtuar: “Takuam Kelly Rowland, Gery Barlown e Take That dhe Lui Walsh. Të mëdhenj aq sa të thjeshtë”.

Me siguri Vera dhe Alketa po “vjedhin” disa hile lart e poshtë, para se të nisin me programin e tyre në Shqipëri, për të cilin kanë blerë patentën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here