Banorët finalistë të shtëpisë së Big Brother Albania po kalojnë orët e fundit deri tek përzgjedhja e fituesit, pasi sonte është mbrëmja finale e edicionit të pestë të këtij reality show.

“Padyshim që do jetë diçka e bukur për publikun’’ thotë për Indeksonline, Alkena Dervishaj, banore e Big Brother Albania 4, duke shtuar se beson që produksioni edhe kësaj here do mbajë publikun para ekraneve televizive .

“Qershia mbi tortë do ishte edhe fitorja e Arbërit’’, thotë ajo, megjithëse që të 5 finalistët i kanë dhuruar publikut momente të bukura dhe janë pikërisht ata që e merituan finalen.
‘’Më mbetet të ju dëshiroj shumë suksese të tjerëve, e Arbërit padyshim fitore’’, perfundon Alkena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here