Alkena Dervishaj, 22 vjecarja nga Peja e cila u bë e njohur pas hyrjes në spektaklin e ‘’Big brother’’ vazhdon të jetojë ashtu sic dëshiron vet ajo.

Hobi i saj është politika, literatura dhe filmi. Ajo kishte hyrë në këtë spektakël për të ndryshuar imazhin e femrës nga Kosova. U fut në shtëpinë e famshme ditën e parë dhe u rradhit e 11 si më e votuara.

Vajza kontraverse nga Kosova, ka një mënyrë interesante të të menduarit dhe të të jetuarit. Është shumë e vecantë dhe gjithmonë komenton gjërat e pahijëshme të cilat i përjeton shoqëria në Kosovë e Shqipëri. Ajo shpesh kritikon edhe politikat dhe politikanët në Prishtinë e Tiranë ndaj qasjes së varfërisë.

Ish banorja e BB rrëfehet për jetën e saj, se si e koncepton ajo martesën si institucion, planet të cilat mendon që t’i realizojë, si ka qenë jeta e saj si fëmijë dhe si e ka jetuar ajo adoleshencën, kur e ka djegur flaka e dashurisë. Këto dhe shumë gjëra të tjera mbi Alkena Dervishaj mund të lexoni në këtë intervistë të hapur që ”Vip Albania” realizoi me të.

Nëse për një moment Alkena do të mbyllë sytë dhe do të kujtojë fëmijërinë, cilat janë imazhet që shfaqen para jush?

Është një kukull që cuditërisht mu kujtua teksa po lexoja pyetjen, kishte flokë të shkurta ma bleu mami për ditelindje, mburresha pranë saj më dukej vetja më e bukur. Në këtë intervistë nuk dua të kujtoj imazhet e këqija që i kishim ne si fëmijë në Kosovë. Isha shumë e ledhatuar nga babi, isha princesha tij, dhe vazhdoj të jem.

Meqë e nisëm këtë bisedë nga kujtimet, mund të na thoni ç’tip fëmije keni qenë?

Isha shumë e dhënë pas librave dhe informacionit, nuk arrita të përjetoj adoleshencën, më duket sikur e kam kaluar pa e vënë re aspak, isha më e rritur dhe më e pjekur sesa moshataret, kjo me siguri se jam shoqëruar gjithmonë me më të rritur. “Gabimet” e adoleshencës i kam evituar duke i parë të tjerët. Nuk është për t’u krenuar që nuk e jetova atë moshë plotësisht, por më dha shumë përparësi në anën tjetër, u pregatita më herët për sfida.

Po për adoleshencën tuaj ç’mund të na tregoni?

E “dashuruar” pafundësisht në Sean Conneryn kur i kisha 13 vjec, shpesh edhe ëndërroja me sy hapur..

Kur ju ka djegur për herë të parë ajo “flaka” e dashurisë fëmijërore për një mashkull dhe si?
I përkas tipit të femrave që koncepti i martesës nuk egziston, mendoj që nuk jam e lindur për të, dhe planet e mija për të ardhmen sado që duken egoiste, nuk përfshijnë një mashkull në to. Do e ndaj jetën me njerëz që më duan qe i dua dhe që kemi gjuhë të përbashkët, por një martesë si institucion dhe një mashkull gjithmonë pranë, do të mund edhe t’i përgjysmojë ambiciet e mija. Jam e martuar pafundësisht me atdheun dhe karrierën time.

Keni dashuruar ashtu siç keni dashur?

Kam dashuruar sic kemi dëshiruar, por kam fatin që të kem shumë nga ajo ndjenjë brenda dhe rreth meje. Dashurinë e gjej kudo, në yje, hënë, pika të shiut, në tokë, tek një plak tek një fëmijë tek një libër, cdo sekond….

Nuk e keni kuptuar nëse keni dashuruar ndonjëherë, apo nuk thuhet?

Dashuria vjen pa a kuptuar, por të skllavëron, dhe kush e kupton më mirë mbretin e tij sesa skllavi!?
Të pëlqen flirti?

Flirti – sfidë për mua. Derisa e sfidon karakterin tim, e pranoj me shumë interesim. Lojërat e tilla e ushqejnë egon time, por që më duhet një “kundërshtar” tipik.

E ke kuptuar pse i tërheq dhe je e pëlqyer nga meshkujt?

Po të kisha kuptuar pse pëlqehem nga mashkujt ose edhe nga femrat do i përdorja ato armë ndoshta më shpesh (shaka), janë gjëra që rrjedhin. Besoj që spontaniteti dhe origjinaliteti, të paktën unë do të dashurohesha në këto tipare të mija (qesh).

Ç’është erotizmi për ty?

Erotizmi, ta spjegoj në mënyrë figurative, është si këngë franceze nën dritën e hënës rrugëve të Gjirokastrës, është dicka shumë delikate që vetëm mund ta idealizoj, kurrsesi të spjegoj me fjalë…

Mendon se femrat turpërohen ta shfaqin dhe shprehin romantizmin e tyre?

Përkundrazi, meshkujt e kanë këtë ves. Kjo ideja e të qenurit IN dhe në Europë gjithësesi ju është ngulitë së prapthi, të qenurit romantik nuk është OUT, është xhentilëse. Personalisht meshkujt jo xhentil as nuk i marr parasyshë, qofshin vetëm shokë apo edhe më shumë…/Blerand Rexhepi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here