Keys dhe Usher rrëmbyen trofetë kryesore në ceremoninë e të dielës mbrëma, të ndarjes së çmimeve “Soul Train Awards 2010”.

Ylli i ri, Melanie Fiona, mori çmimin si artistja e re më të mirë, ndërsa ndër emrat e njohur që morën pjesë në ceremoni, ishin Bruno Mars, R Kelly, Cee-lo Green dhe legjenda e R&B, Ron Isley.

Alicia Keys mori çmimin për ‘Best Female R&B/Soul Artist’ dhe çmimin ‘Record Of The Year’, ndërsa Usher dhe Trey Songz ndanë çmimin ‘Best Male R&B/Soul Artist’, ndërkohë që Usher mori edhe çmimin për albumin më të mirë të vitit.

Çmimi për këngën më të mirë hip-hop iu nda Eminemit për hitin e tij me Rihannan, “Love the Way You Lie”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here