Dimë shumë për të kaluarën e tij por pothuajse aspak për të tashmën dhe akoma më pak për planet që ka në të ardhmen.

Algen Nikolla, djali 34 vjeçar që ishte njëri nga konkurrentët e “Big Brother 4”, me siguri ka ngjallur zilinë e shumë meshkujve për historinë e tij të dashurisë me Naike Rivellin por kurioziteti ynë drejtohet rreth të tashmes së tij.

Ai ka qenë gjithnjë evaziv kur është pyetur për jetën e tij private aktuale, aq më shumë tani që është bërë i njohur falë “Big Brother”, por ai nuk ka rrëfyer asgjë konkrete.

Algeni ka në plan që shumë shpejt të udhëtojë drejt Francës për impenjimet e tij dhe kjo mbase është arsyeja që nuk bën plane afatgjata në Shqipëri.

Ajo është e re dhe shumë seksi por e panjohur. Nuk kemi informacione për të por ndërkohë Algeni ka ndryshuar edhe statusin e tij në facebook duke e shkruar “në një marrdhënie të komplikuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here