Alexandra iu beson vetëm meshkujve gay Alexandra Burke dëshiron numër sa më të madh të fansave gay, pasi këngëtarja ka thënë se iu beson vetëm meshkujve homoseksualë.

“Më pëlqejnë meshkujt gay. Ata janë të vetmit të cilëve iu besoj.

Miqtë e mi Cormac dhe Dwayne janë shpirtrat më të bukur në jetën time dhe mund t’iu besoj atyre me gjithë zemër”, ka thënë krijuesja e hitit “Bad Boys”.

“Do të doja të jem një ikonë për gay, por duhet të bëj shumë punë së pari”, ka shtuar 21-vjeçarja, fituese e shout “The X Factor” në vitin e kaluar./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here