Biseda e Kylie Jenner me partnerin e Jennifer Lopez në Met Gala u komentua gjatë. Në faqet rozë u përfol sikur miliarderja më e vogël në botë po i tregonte Alex Rodriguez “se sa e pasur është”.

Lajmet u bazuan tek intervista që dha atleti për ‘Sports Illustrated’, ku tha se me Kylie foli për “Instagramin, linjën e saj kozmetike dhe sa e pasur është ajo”.

21-vjeçarja i ka përgënjeshtruar këto lajme duke bërë një postim në Twitter.

“Um, jo nuk e kemi bërë këtë. Ne folëm vetëm për Game of Thrones”, shkruajti Kylie.

Alex Rodriguez dukej i lumtur se mund të ndryshonte fjalët e thëna gabim. Kështu, ai konfirmoi gjithcka që tha Kylie me anë të një shkrimi në Twitter.

“O zot, Kylie Jenner ka të drejtë! Unë po flisja për ty, linjën tënde të kozmetikës dhe sa shumë vajzat e mia të duan”, shkruajti Alex.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here