Alesia Bami është një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Së fundmi ajo është bërë kryefjala e mediave rozë pasi nuk u shfaq më si velina e emisonit investigativ “Stop”.

Ashtu siç u komentua edhe nga mediat, arsyeja ishte pjesëmarrja e saj në emisionin e televizionit rival, “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

Alesia ka shkruar se ajo është pushuar në mënyrë flagrante nga puna me anë të një mesazhi.

Në përfundim të mesazhit të saj, ajo ka shkruar se së shpejti do ta shikojmë me një projekt të ri.

Vendin e Alesias në këtë emision e zuri një vajzë tjetër, e quajtur Gloria Meshi, e cila qëndroi për dy puntata.

Por edhe kjo e fundit është zëvendësuar dhe është mësuar se vendin e saj e ka zënë Aulona Limani, e cila është vendosur se do të qëndrojë përfundimisht.

Ajo është nga Kumanova dhe ka nisur të kërcejë që në moshën 3-vjeçare.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/alesia-bamit-i-bene-daljen-kjo-eshte-velina-e-re-superseksi-e-emisionit-investigativ-624131/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here