Aleksander Gjoka shfaqet ne publik me gruanJeton i vetëm në Tiranë, dhe padyshim vizita që i ka bërë bashkëshortja Merita pak ditë më parë, ka tërhequr vëmendje. Ka qenë një festë që ka organizuar këngëtarja Anjeza Branka në club “Sharm”, dhe ku Sandri ka vendosur kësaj here të jetë bashkë me gruan e tij, dalja e parë në publik e çiftit të paktën pas 10 vitesh që jetojnë larg njëri –tjetrit.

Fotografi ynë ka fiksuar këto momente ku mund të shihni çiftin Gjoka, në krah të njëri-tjetrit. Merita jeton në Itali prej vitit 1998, së bashku me të birin student informatike Rei, dhe vajzën 13 vjeçare Xhoel.

Në fakt kjo jetesë më shumë se 10-vjeçare larg njëri-tjetrit është komentuar shpesh si një ndarje e çiftit, edhe pse këngëtari nuk e ka pranuar asnjëherë këtë fakt.

Në intervista të ndryshme ai e ka komentuar këtë martesë në distancë si një vendim i përbashkët dhe sakrificë e bashkëshortes për edukimin dhe të ardhmen e fëmijëve atje. Shpesh është folur se mes çiftit ka pasur mosmarrëveshje, dhe martesa e tyre ka qenë gjithmonë në krizë, por mesa duket kjo vizitë e Meritës ka dëshmuar se ata janë ende burrë e grua.

Sandri ka pohuar se ruan lidhje të vazhdueshme me komunikim në telefon si me bashkëshorten ashtu dhe me fëmijët, si dhe i viziton shpesh ata në Itali, ku jetojnë dhe të gjithë të afërmit e Meritës. Madje arsyeja e ardhjes së bashkëshortes në Tiranë ka qenë në vizitë e Sandrit atje, dhe pastaj kanë vendosur të udhëtojnë të dy drejt Tiranës.

Ajo ka qëndruar vetëm për disa ditë, dhe ka qenë në krah të Sandrit në çdo eveniment artistik apo festë private, që i është bërë atij. Ndërkohë këto 10 vite që Sandri ka jetuar i vetëm në Tiranë, ka qenë i angazhuar me jetën artistike.

Edhe pse kishte hequr dorë nga festivalet vetëm një vit më parë iu rikthye konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike”, me një këngë të shkruar nga vetë ai kur ishte shumë i ri me titull “Dashurisë së shkuar”. Bashkë me Elton Dedën dhe Redon Makashin, pak vite më parë ata krijuan grupin “Tre muskëtierët”, ndërsa këndonin “live” në pub-in me të njëjtin emër. /Panorama Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here