Baldwin është zotuar se do të shkojë sërish në Universitet për të forcuar rrugën e tij drejt të qenit kryetar i New Yorkut.

Aktori 53-vjeçar është në biseda me dy institucione arsimore për të regjistruar programin master në politikë dhe qeverisje me qëllim që të ketë një kuptim më të mirë për postin, të cilin ai planifikon ta marrë pas vitit 2013.

“[Universiteti] do të më ndihmojë të kuptoj më mirë cilat janë bazat financiare të kësaj pune. Cili është realiteti i sindikatave të qytetit, kontratave, marrëveshjeve, mësuesve, infrastrukturës, decentralizimit, gjithçka? Dhe shërbimet komunale – si funksionojnë ato?”, ka thënë aktori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here