ARTPOP. A është ky titulli i albumit më të ri të Lady Gaga-s? Mund të jetë. Por momentalisht po bëhet fjalë vetëm për tatuazhin e saj të ri në dorë.

“The Mother Monster” ka shpërndarë një foto ku shihet tatuja e saj e re, në të cilën shkruhet “Artpop” me shkronja të thjeshta të zeza.

Fotoja është shpërndarë në faqen e saj zyrtare LittleMonsters.com nën shkrimin “Shkrim i ri, album i ri”, duke lënë të kuptohet që “Artpop” ka lidhje me albumin e saj të ardhshëm.

Menjëherë pas kësaj fotoje ajo publikoi edhe një foto tjetër ënë të cilën shkruhej “Ne mund, ne kemi mundësi t’i takojmë njëri tjetrit. Artpop – Lady Gaga”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here