Destiny’s Child janë në pragë të lansimit të albumit të ri i cili është përmbledhje e hiteve të tyre, i titulluar, “Playlist”.

Albumi me 14 këngë do të dalë në shitje nga data 8 tetorë, dhe shënon 15 vjetorin e singlit të shitur në multi miliona kopje, “No,No,No Part 2”.

Ky krijim i ri do të përfshij hitet si “Independent Woman”, “Say My Name”, “Lose My Breath” etj. Lajmin për një album të ri të trios së famshme e kishte dhënë babai i Beyonce, Matthew Knowles i cili tha se ka mundësi edhe për një bashkim të vajzave, por këto spekulime i hodhi poshtë Kelly Rowland e cila tha se njëherë për njëherë nuk ka plane të tilla.

Hera e fundit kur Destiny’s Child kishin performuar bashkë ka qenë në vitin 2006 në lojërat e NBA, para se të ndaheshin për të vazhduar karrierat e tyre solistike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here