Albumi i rrallë i grupit Beatles shitet për 790 mijë dollarëAlbumi i rrallë i grupit Beatles i vitit 1968, nga koleksioni personal i tamburistit, Ringo Starr, është shitur në një ankand në Beverli Hills të Kalifornisë, për 790 mijë dollarë amerikanë.

Kompania Julien’s Auctions ka njoftuar se këtë blerje e ka bërë një person anonim.

Ky ishte albumi i parë i vetëm i shtypur në Britani. Të gjitha edicionet e para në këtë album, të quajtur White Album (Albumi i Bardhë), i përmbanin numrat e veçantë serik në kopertinë. Të katër kopjet e para i morën katër anëtarët e grupit Beatles.

Kjo shitje ia kaloi rekordit të mëparshëm botëror për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një disk muzikor, që ishte shënuar më herët këtë vit, kur një blerës i pagoi 300 mijë dollarë amerikanë për incizimin e parë plastik të këngëtarit, Elvis Presley.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here