Rock grupi U2 është duke punuar në një album të ri me zërim fantastiko-shkencor së bashku me producentin e Lady Gagas, RedOne.

Krijuesit e hitit “With or Without You” që kanë për frontmen të famshmin Bono, kanë punuar së bashku me producentin e Lady Gagas, RedOne për këngët e albumit të ri, që ka rezultuar në zërim futuristik.

“Bono e përshkroi albumin si futuristik. U2 me zërim fantastiko-shkencor ose diçka të tillë, kjo është ajo se si e përshkrova. Ne kemi dhënë disa ide, por nuk e dimë se me sa këngë do ta mbarojmë albumin. Ata kanë një mënyrë shumë të veçantë të punës. Një këngë nuk mund të quhet me ta e përfunduar derisa të mos lansohet, kështu që kurrë nuk i dihet”, tha RedOne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here