Carlos Santana ka bërë të ditur se albumi i tij i ri, i 36-ti me radhë, do të paraqitet më 14 maj të këtij viti.

Album i ri me titull “Shape Shifter ” do të ketë 13 këngë, të cilat kitaristi i famshëm i ka bërë në dy dekadat e fundit.Këngëtarë për albumin e ri do të jenë Andy Vargas dhe Tony Lindsay.

“Unë dua që ky album t’i inkurajojë të gjitha kombet dhe shtetet që të njohin njerëzit që ishin të parët në tokë, ku ata kishin ardhur që të jetojnë. Së bashku ne duhet të përfaqësojmë popullin në mënyrë që globalizimi të ketë sukses“, thotë Carlos Santana, i cili këtë album ua ka dedikuar indianëve.

Albumi gjithashtu ka edhe këngën “Home” të Toure Kundas, i cili bashkëpunoi me Santanan, me ç’rast fitoi një “Grammy” me albumin “Supernatural”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here