Adele është bërë artistja me më së shumti albume të shitura në historinë britanike, madje ka shitur më shumë se Pink Floyd dhe Michael Jackson.

Pasi që albumi “21” ka arritur numrin e shitjeve të “The Dark Side Of The Moon”, Adele ndodhet në vendin e shtatë të listës së albumeve më të shitura në Britani, ndërsa ky lajm u publikua vetëm tri javë pasi u konfirmua që ka tejkaluar edhe numrin e shitjeve të albumit “Bad” të Michael Jacksonit.

Fenomeni është akoma më i madh kur dihet që albumi “21” doli vitin e kaluar, ndërsa Pink Floyd dhe Michael Jackson kanë veprat e tyre në treg për dekada të tëra.

Albumi “21” deri tani në Britani të Madhe është shitur në 4.14 milionë kopje, ndërsa “viktima ” tjetër të cilën mund ta arrijë është “Dire Stairs” ku albumi i tyre “Brothers In Arms”, aktualisht është në vendin e gjashtë me vetëm 12 mijë kopje më shumë të shitura.

Lista e dhjetë albumeve më të shitura duket kështu:

1. Queen – ‘Greatest Hits’

2. The Beatles – ‘Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band’

3. Abba – ‘Gold’

4. Oasis – ‘(What’s The Story) Morning Glory?’

5. Michael Jackson – ‘Thriller’

6. Dire Straits – ‘Brothers In Arms’

7. Adele – ’21’

8. Pink Floyd – ‘The Dark Side Of The Moon’

9. Michael Jackson – ‘Bad’

10. Queen – ‘Greatest Hits II’

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here