Albumi i grupit të ribashkuar “Take that” është emëruar albumi më i shitur në Angli gjatë vitit që lamë pas, duke mposhtur Michael Buble, që është radhitur në vendin e dytë. Njoftimin e ka bërë “Official Charts Company”.

Albumi i parë i grupit të ribashkuar me Robbie Williams për 15 vjet, i titulluar “Progress”, është shitur në gjithsej 1,84 milion kopje.

Ndërkohë, “Crazy Love” i Buble është shitur në 1,23 milion kopje dhe “The Frame” i Lady Gagës është radhitur i treti me mbi 1 milion. Singli më i shitur i vitit është dueti i Eminem me Rihanna, “Love the way you lie”.

Kjo këngë është shitur në 854 mijë kopje. Pas kësaj kënge radhitet “When we collide” i Matt Cardles dhe “Just the way you are” i Bruno Mars.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here