Britney Spears edhe njëherë edhe zyrtarisht është në krye. Albumi i fundit i Britneyt, “Femme Fatale” ka arritur të debutojë fuqishëm në pozitën e parë pas javës së parë në top listë, duke u bërë kështu albumi i gjashtë i pop yllit që zë pozitën e parë.

Britney në Billboard top 100 ka zhvendosur nga pozita e parë Wiz Khalifan. Brit’ ka shitur më se 276 mijë kopje të albumit të ri, përderisa Khalifa e ka bërë këtë vetëm 197 mijë herë.

Përderisa kjo statistikë për Britneyn përbën një sukses, asaj mund të mos i lë përshtypje për shkak se albumi “Circus” i vitit 2008 kishte shitur 508 mijë kopje në javën e parë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here