Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur që të martohet me një norvegjeze!

Siç bën të ditur portali LajmeShqip, emri i bashkëshortes së ardhshme të Kurtit është Rita. Çifti është njohur në vitin 2007 në Prishtinë, ndërsa Kurti nuk ka nguruar që të flasë për lidhjen me të.

“E dallova herën e parë. Por, nuk kishte dashuri në shikim të parë. E di që do të martohem, por kjo ka pak rëndësi. Ajo është gruaja e jetës time dhe martesa nuk do e bëj më të rëndësishme. Ta njohësh atë e kupton se çfarë fati kam unë”, u shpreh Albini.

Kurti thotë se Rita e ka mësuar mirë gjuhën shqipe dhe se pret që ajo të integrohet shpejt në jetën dhe realitetin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here