Albërije Hadërgjonaj Fiton Çmimin “Teksti më i bukur 2015”Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka fituar edhe këtë vit për të tretin vit radhazi çmimin “Teksti më i bukur 2015” i cili jepet çdo vit nga portali www.teksteshqip.com.

Një juri profesionale ka votuar mbi 15 propozimet tona, por që vetëm 10 prej tyre janë seleksionuar si më të mirat e këtij viti. Juria ka qenë e ndërtuar nga këto emra: Aida Shtino, Albatros Rexhaj, Arben Duka, Denisa Gokovi, Erlado Rexho & Shkumbin Kryeziu.

Por nuk ishin të vetmit këta anëtarë që ndërtuan 10-shen e teksteve më të mira të këtij viti, kjo pasi në portalin www.teksteshqip.com për 1 javë është hapur një votim, ku publiku ka pasur mundësinë që të votojnë tekstin e tyre të preferuar, andaj teksteshqip.com ka bashkangjitur votimin e publikut me atë të anëtarëve të tjerë të jurisë.

Ndonëse mund të konsiderohet një kohë “krize” për artin e mirëfillt shqiptar muzika e sotme, kjo pasi çdo ditë e më shumë në vlera të poshtme bie teksti, i cili është një nga komponentët i cili asesi nuk duhet të anashkalohet

Fituse për këtë vit u shpall “ME dorën shtrirë”, një tekst i shkruar nga i shumë talentuari Olti Curii dhe interpretuar me mjeshtri nga këngëtarja Albërije Hadërgjonaj. Teksti i saj trajton temën e skamjes dhe realitetit të sotëm fatkeq, andaj edhe u vlerësua si kënga me tekstin më të mirë për 2015-tën.
Tema nga më të ndryshmet trjatuan këngët pjemsarrëse këtë vit. Kënga fituese “Me dorën shtrirë” trajton temën e skamjes dhe fëmijëve të varfër. “Kënga e fundit” nga Endri Prifti gjithashtu një këngë emocionale me tekst dedikuar dashurisë. Ndërsa një “Mëkat” kanë kryer Olti Curri & Teuta Kurti duke na sjellë një këngë me këtë titull kaq potent, një këngë dedikuar kundër abortit të fëmijëve.

Edhe kënga “Në jetë” e cila në versionin anglisht na prezantoi në Eurovision ishte pjesë e 10 teksteve më të bukura të këtij viti. Neki Emra mori pjesë me këngën “Pa ty”, tekt shkruar nga Shkumbin Tafilaj e ndërsa në 10-she është edhe lir Berani me një tekst shkruar Motrave Koçi

Në vënd të 2-të u radhit kënga “14” e kënduar nga Besa Kokëdhima dhe shkruar nga një artist i ri por shumë i talentuar, Alex. Ndërsa në ëndin e 3-të u radhit “Kënga e fundit” e shkruar dhe intewrpretuar nga Endri Prifti, kënga e cila ishte pjesmarrëse dhe mori Vendin e 2-të në “Kënga Magjike”, ia arriti që të vlerësohej edhe për tekstin e saj të mrekullueshëm duke u radhitur në vendin e 3-të.

Organizatorët Plarent Nasto & Butrint Avdyli janë ata që e bënë të mundur këtë iniciativë dhe për të 3-tin vit radhasi realizojnë këtë kampanjë të shpalljes së 10- teksteve më të bukura të vitit.

Ja renditja e 10 teksteve më të bukura për vitin 2015:
1.“ME DORËN SHTIRË” (Teksti: Olti Curri, Këndon: Albërije Hadërgjonaj)
2.“14“ (Teksti: Alex, Këndon: Besa Kokëdhima)
3.“KËNGA E FUNDIT” (Teksti: Endri Prifti, Këndon: Endri Prifti)
4.“JAM ATY” (Teksti: Vullnet Ibraimi, Këndojnë: Rosela Gjylbegu Ft. Vullnet Ibraimi)
5.“ÇIFTI SIMPATIK” (Teksti: Stine, Këndon: Stine)
6.“PA TY” (Teksti: Shkumbin Tafilaj, Këndon: Neki Emra)
7.“PRANË FINISHIT” (Teksti: Zhaku & Orges Toçe, Këndon: Eugent Bushpepa)
8.“S’JAM JETIME” (Teksti: Ilir Berani, Këndojnë: Greta & Eni Koçi)
9.“MËKAT” (Teksti: Olti Curri, Këndon: Teuta Kurti)
10.“NË JETË” (Teksti: Sokol Marsi, Këndon: Elhaida Dani)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here