Njëra nga këngët më të fundit të këngëtares Albërie Hadërgjonajt, e titulluar “ Më iku dashuria”, po dëgjohet në televizionet bullgare, por nga një këngëtare tjetër.

Balada e realizuar një vit më parë, këto ditë është hedhur në eter të ekraneve bullgare si një hit në atë vend, ndërsa e këndon këngëtarja Gergana e cila e ka titulluar “Kush dëshiron të besoj “.

Kështu raportojnë mediat shqiptare sipas të cilave kjo baladë është kënduar me shumë mjeshtri nga Albëria, gati është kopjuar në mënyrë identike nga Gergana. /Telegrafi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here