E kush nuk e mban mend hitin e saj të padisku tueshëm “Lozonjarja”, përmes të cilit bëri për vete me mijëra fansa kudo në trojet shqiptare. E preku suk sesin që në moshë fare të re dhe siç duket, një tjetër sukses po aq i madh e pret së shpejti.

Fjala është për albumin e saj më të ri me titull “Malli im”, që do të shoqërohet edhe nga dy klipe fantastike. Por, Albëria këtë sukses nuk e ka provuar vetëm në skenë, ajo është mbi të gjitha një bashkëshorte dhe nënë shumë e përkushtuar.

Në një intervistë dhënë për “Bluetooth” ajo tregoi se edhe Mentori pas viteve të burgut për drpgë, sot është njeri tjetër, një familjar I vërtetë. “Mentori ka ndryshuar pak. Më parë ka qenë më shumë i dhënë pas shoqërisë, ndërsa tani kohën më të madhe na e dedikon neve dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë.

Unë nuk jam kundra shoqërisë, pasi pa shoqëri nuk mundemi të jetojmë as unë e as ai, por familja meriton gjithmonë vendin e parë. Besoj kështu duhet të jetë, apo jo?” Albëri Hadërgjonaj është dhe nënë e dy vajzave të rritura, por pavarësisht kësaj ajo është më në formë se kurrë./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here