Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Albërie Hadërgjonaj nuk është lejuar të hyjë në Gre qi. Lajmi është botuar sot në Gazeta Shqiptare e cila saktëson se autoritet greke nuk kanë njohur pasaportën kosovare të këngëtares.

Në intervistën e botuar sot në këtë gazeta Hadërgjonaj tregon se këngëtarja ishte nisur të shtunën për një koncert në Athinë, por incidenti kishte bërë që të anulohej edhe aktiviteti.

Dhe ndërhyrja e autoriteteve shqiptare nuk ka shërbyer për asgjë tjetër, veç përshpejtimit të dëbimit të Hadërgjonajt, e cila është kthyer të dielën në Tiranë.

Madje përballë autoriteteve aeroportuale të Athinës nuk ka “pirë ujë” as viza Shengen e lëshuar nga ambasada gjermane. “Kurrë nuk më ka ndodhur kështu në jetën time” – është shprehur këngëtarja e cila ka rrëfyer për Gazetën detaje të incidentit të rëndë ndalimin e saj për 24 orë dhe dërgimin në një kamp refugjatësh me somalezë në Greqi.

Hadërgjonaj deklaron se do të padisë në gjykatë kompaninë që i shiti biletën dhe mori përsipër udhëtimin e saj pasi kjo e fundit “duhej ta kishte paralajmëruar për atë çfarë e priste çdo kosovar, me pasaportën e shtetit të tij, në Greqi”./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here