Alberie Hadergjonaj: Kur vajzat të bëhen “rivale” të bukurisëAlbërie Hadërgjonaj tregon për intensitetin e koncerteve për fushatë, përgatitjet për albumin e saj të ri dhe ambicia për të përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në Festivalin Evropian.
Si po i kalon këto ditë Albërie, cili është angazhimi kryesor në muzikë?
Në këto kohë jam e zënë më shumë se kurrë me koncerte të shumta në gjithë Kosovën. Është një periudhë shumë intensive…

Jeni përfshirë kështu në koncertet e fushatës zgjedhore në Kosovë?
Po, pasi jam pjesë e programit të fushatës për Partinë LDD të Nexhat Dacit dhe me AKR partia e Bexhet Paçollit. Pra, këndoj në të gjitha qytetet e Kosovës.

Dimë që jeni duke punuar edhe për përfundimin e albumit tuaj të ri,  çfarë do sillni ndryshe?
Albumi i fundit përmban nëntë këngë të rrymave të ndryshme si: R&B, pop, turbo-folk, etj. Kam bashkëpunuar me kompozitorë si Enis Presheva, Luan Zhegu, Florian Mumajesi, ndërsa dy krijime janë të miat. Vargjet janë shkruar nga Arben Duka, Big Basta, Zhuliana Jorganxhi, etj dhe përsa u përket të rejave në këtë publikim të ri besoj një album për t’u shijuar.
Tashmë keni përfunduar një set të ri fotografish që janë realizuar nga  mbesa juaj. Pse vendosët t’i realizonit fotot e albumit tuaj me mbesën?
Vendosa, duke parë punën e mrekullueshme që  ajo bën. Unë kam kohë që mrekullohem nga fotot e saj. Argjentina Ramosaj është një vajzë shumë e talentuar, që e ka jo vetëm pasion foton por edhe studion për të.
Ndërkohë kanë nisur përgatitjet për festivalin e fundvitit në RTSH.

Ju do të merrni pjesë dhe me çfarë synimi?
Po këtë vit do të marr pjesë me një këngë të kompozuar nga Luan Zhegu,  me tekst të Agim Doçit dhe produksion të Enis Preshevës. E di që do të jetë një “boom” për festivalin këtë vit. Unë marr pjesë të shkëlqej, e pastaj le të fitojë ai që e ka fat se kështu po ndodh. (qesh)
Endërroni të këndoni në Festivalin Europian, është ky synimi që konkurroni ende?
Do të ishte një kënaqësi dhe një eksperiencë e bukur. Por unë i kam fituar zemrat e shqiptarëve kudo ku janë nëpër botë, dhe kjo për mua është e rëndësishme. Unë jam shumë atdhetare dhe do të kisha pasur dëshirë të isha fituese edhe atje që t’u tregoj se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët.
Fansat tuaj ku janë më të shumtë në Shqipëri apo diasporë?
Po unë u rrita në Tiranë, dhe s’di të them. Kudo kam fansa dhe ky fakt më bën shumë të lumtur, pasi ndihem e vlerësuar, ndaj i përshëndes në mënyrë speciale.
Qëndrojmë tek familja juaj, pikërisht tek vajzat Agnesa dhe Angjelina që tashmë janë rritur. A e ndieni si sfidë bukurinë e tyre?
Jam shumë e lumtur kur më thonë se janë më të bukura se unë. Unë jetoj për to dhe mund të flas shumë gjatë për vajzat e mia. Jam shumë krenare për to.
A do ta ndjekë ndonjëra nga vajzat rrugën tuaj, do të bëhen dhe ato këngëtare?
Mendoj se vajza e vogël Angjelina, shumë shpejt do ngjitet në skenë dhe jam e bindur se do të jetë një talent që do të shkëlqejë në muzikë.
Nëse vajzat do të vendosnin të largoheshin nga Shqipëria, ju do të ishit në dilemë për veten?
Deri tani më pëlqen Tirana, pasi kam kaluar shumë vite këtu dhe  s’mendoj të largohem. Por nëse vajzat vendosin kështu, për hir të tyre bëj gjithçka dhe mund të shkoj pas tyre. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here