Me paraqitje dhe stil të veçantë këngëtarja Alberie Hadërgjonaj vazhdon të mbajë gjithnjë e më shumë pranë vetes adhuruesit e saj. Ndonëse shumëherë është folur edhe për pamjen  e saj, pasi gjithmonë e më shumë shfaqet shumë energjike dhe rinore, aq sa duket se vitet për të nuk ikin. Nëse bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje kirurgjike që tashmë është bërë mjaftë e zakonshme jo vetëm tek personalitetet publike, këngëtarja në fjalë vazhdon ta mohoj se nuk ka ndonjë ndërhyrje estetike në trupin dhe fytyrën e saj.

“Ndërhyrjet kirurgjike estetike tashmë janë bërë tabu tek ne, mirëpo e vërteta është se unë përveçse e trajtoj lëkurën time, sapo kam mbushur 37 vjet dhe mendoj se akoma jam e re për të bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike estetike”, ka thënë ajo për mediat kosovare. Ndërkaq në fushën e këngës, Albëria vazhdon të jetë mjaftë e angazhuar me projekte të reja muzikore me të cilat do të prezantohet gjatë festave të fundvitit.

Ajo aktualisht është e angazhuar edhe me pjesë- marrjen në festivalin “Top Fest”, ku do të paraqitet me një këngë dhe video më ndryshe, pasi kërë herë ka një nashkëpunim me produksionin “Three Doots”. “Në ‘Top Fest’ do të jem me një super këngë, të autorit Kledi Tahiti. Kënga është një baladë që do të shënojë një vulë të madhe në karrierën time”, shton ajo.

Alberia ndër të tjera ka thënë se në këtë festival pret edhe çmim për faktin se ka sjellë një këngë të veçantë. “Sigurisht që pres çmim dhe asnjëherë nuk kam dalë nga loja pa fituar. Edhe pse për mua tashmë s’kanë më rëndësi çmimet, por ajo më e rëndësishmja është se kënga dua të jetojë gjatë”, shton në fund këngëtarja.

Alberia është duke përgatitur edhe disa surpriza për adhuruesit e saj, të cilat thotë se do t’i shpalosë me kohë, dhe uron shumë që adhuruesit e saj të vazhdojnë ta përkrahin edhe gjatë viteve të tjera në vazhdim.  Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here