Albërie Hadërgjonaj, e cila do të marrë pjesë në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, ka rrëfyer për mediet gjërat që i pëlqejnë dhe ato që nuk i pëlqejnë në jetë, duke na bërë kështu mjaft kuriozë.

Këngëtarja që është martuar që në moshën 15-vjeçare e që rrjedhimisht ka dy vajza të rritura, njëra prej të cilave këngëtare, Anxhelina. Pyetet shpesh në lidhje me moshën, sepse të gjithë mendojnë se vitet e saj kanë mbetur në vend numëro.

Shpesh është diskutuar që Albëria e hitit “Kur nuk shkon, nuk shkon”  ka disa ndërhyrjeve kozmetike apo plastike në fytyrën e saj, gjë që ajo nuk e ka pranuar kurrë, edhe pse po t’u referohemi fotove të shumë viteve më parë, shihet dukshëm që në portretin e saj ka ndryshime.

Por, mamaja seksi është shprehur se pavarësisht kurimit që i bën pamjes së jashtme, nuk i pëlqen fare kur i thonë se është e vjetër në moshë (konstatim absolutisht i pavërtetë), pasi është vetëm 36 vjeçe. “Nuk më pëlqen kur më konsiderojnë të vjetër, ndërkohë që unë jam vetëm 36 vjeçe”, – ka thënë këngëtarja, duke rreshtuar edhe disa mospëlqime të tjera…

Bie në sy se në listën e saj, Albëria nuk gëzon pëlqim për vajzat e reja që martohen në moshë të re, sikurse ka bërë ajo! Uau, ndoshta është bërë pishman!

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here