Albërie Hadërgjonaj , gjyshja që ende po shkollohetMegjithëse konkuron me femrat më të bukura të skenës shqiptare, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj para pak ditësh është bërë gjyshe.

E ftuar në Rtv 21, artistja ka thënë se me ardhjen në jetë të mbesës së saj po perjeton një ndjenjë të jashtëzakonshme, përkundër faktit që epiteti gjyshe nuk po i pëlqen, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash, këngëtarja, e cila prej dy vitesh jeton në Amerikë, ka zbuluar se krahas aktiviteteve muzikore ka nisur shkollimin.“Në Amerikë po studioj për agjente shitje dhe vlerësim pronash. Ishte shumë e lodhshme dhe e frikshme dhe kam dashur ta lë, por kur shikoja se aty ka edhe me të moshuar nuk u ndala”, shtoj Albëria duke thënë se megjithëse ky profesion atje sjell shumë të ardhura këngën nuk do ta lë asnjëherë.

Ndryshe Hadërgjonaj, momentalisht është pjesë e spektaklit “Dance with me” ku partner kërcimi ka fituesin e “Big Brother”, Vesel Kurtishajn. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here