Albërie Hadërgjonaj është bërë gjyshe Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është bërë sot gjyshe për herë të parë, vetëm dy ditë pasi festoi vetë ditëlindjen e saj.

Agnesa, vajza e Albëries ka sjellur në jetë një vajzë si fryt i dashurisë me Andi Prengën.

Ka qenë Beatrix Ramosaj ajo që ka bërë të ditur lajmin përmes rrjetit social Instagram në një foto me Agnesën.

‘Urime për ty dhe Andin. Ju do të jeni prindër të shkëlqyeshëm, bebja është shumë e lezetshme. Jetë të gjatë e të lumtur princeshës së vogël. Zoti ju bekoftë’ – ka shkruar Beatrix në imazhin e postuar.

Albërie Hadërgjonaj është bërë gjyshe

Lindja ka ndodhur sot gjatë ditës teksa nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë. /prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here