Albërie Hadërgjonaj rikthehet në vëmendjen e medias me keto foto të publikuara vetëm një ditë më parë, ku e shfaqin gjithmonë këngëtaren elegante po aq sa edhe e bija e saj e vogel, që po ecën në rrugën e saj të muzikës, Angjelina.

Të dyja, nënë e bijë, duket se përvec muzikës kanë edhe hobi fotografinë, pasi shpesh i shohim që postojnë foto të tyre në rrjetet sociale. Së fundmi as njëra, as tjetra nuk na ka servirur ndonjë projekt muzikor.

Të vetmet lajme që kemi nga vajza e saj Angjelina është fakti se ajo ka lënë Amerikën dhe i është rikthyer jetës kryeqytetase, shkak për këtë thuhet se është bërë lidhja e saj e dashurisë me djalin e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fatmirin, një futbollist i ri me pretendime, që aktualisht luan për skuadrën e Barit në Itali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here