Albëria me klip për këngën 'Tani me tjetrën je'Albërie Hadërgjonaj ka mbyllur sezonin intensiv të koncerteve, ndërsa këto ditë është agazhuar për xhirimet e një klipi shumë të veçantë në karrierën e saj muzikore.

Bëhet fjalë për klipin e këngës “Tani me tjetrën je”, një baladë e bukur, muzikën e së cilës e ka shkruar ajo vetë.

Kënga e ndërthurur me melodi popullore është orkestruar nga Enis Presheva, ndërsa vargjet janë shkruar nga poeti Arben Duka, me të cilin kkëngëtarja bashkëpunon shpesh për këngët e saj.

Ky është nga nga klipet që Hadërgjonaj ka vendosur ta publikojë këtë sezon dimëror, ndërsa është duke punuar për përfundimin e albumit të saj të ri.

Albumi përmban nëntë këngë të rrymave të ndryshme si; R&B, pop, turbo folk, etj. Për realizimin e tij ajo ka bashkëpunuar me kompozitorë si; Enis Presheva, Luan Zhegu, Flori Mumajesi, ndërsa dy krijime janë të vetë asaj, njëra prej të cilave është kënga “Tani me tjetërn je”. Vargjet e këngëve që do të përfshihen në albumin e saj janë shkruar nga; Arben Duka, Big Basta, Zhuliana Jorganxhi.

Shumë shpejt ajo do të publikojë këtë album të shoqëruar me një set të ri fotografish të realizuara nga mbesa e saj fotografe, Argjentina Ramosaj. Ndërkohë që ajo sapo ka përfunduar një tur koncertetsh nëpër Kosovë ku ishte angazhuar në koncertet e fushatës zgjedhore.

Edhe pse Albërie udhëton shumë në diasporë për koncerte, dhe origjina e saj është nga Kosova, këngëtarja e cila karrierrën e saj e ka zhvilluar në Tiranë, ka vendosur si vendqëndrim të përhershëm Tiranën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj tashmë të rritura, Agnesën dhe Angjelinën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here