E kush nuk e mban mend hitin e saj të padiskutueshëm “Lozonjarja”, përmes të cilit bëri për vete me mijëra fansa kudo në trojet shqiptare.
E preku suksesin që në moshë fare të re dhe përherë që sjell një këngë të re, vëmendja drejtohet sërish nga ajo. Këngëtarja ka përgatitur klipin e ri “Kur nuk shkon në shkon”, por ajo që na bie në sy është look-u i saj.
Edhe pse tek të 40-tat, këngëtarja nuk reflekton asnjë cast moshën e saj. Fotot në sfond janë nga klipi më i ri, ku këngëtarja reflekton freski dhe gjallëri. Duket se vitet ecin pas dhe nuk kanë lënë gjurmë tek këngëtarja, nënë e dy vajzave të rritura.
Tanimë dihet që njëra prej vajzave të saj ka hyrë në botën e muzikës ndërsa Albëria e ka ndihmuar të ecë para në këtë fushë aspak të lehtë.
Por, fansa të cmendur të Albëries shkojnë dhe më tej, në rrjetin social Facebook, bëjnë krahasime mes saj dhe aktores së madhe Angelina Jolie ku, sipas fansave, Albëria qëndron ku e ku më lart.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here