“Sa vite”, kështu e mban titullin kënga më e re, e cila sapo është regjistruar në studion e kompozitorit Flori Mumajesi.

Në fakt, do të jetë këngëtari Albatrit Muçiqi, i cili do ta sjellë këtë këngë. Albatriti që na e tregoi këtë lajm, tha se vetëm pas dy a po tri javësh, kjo këngë, e cila është një baladë e bukur, do të vijë edhe me një video, që do të xhirohet nga produksioni “Entermedia”.

Kënga e mban firmën e kompozitorit Flori Mumajesi, ndërsa Albatriti ka dashur që në këtë stinë ta sjellë një baladë, pas ritmit të hitit veror, “Tekila Vava”. /M. GJ/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here