ti falaKëngëtari i njohur Albatrit Muqiqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ti Fala”.

Kënga është punuar nga Nurteel dhe Granit Gashi, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Fatmir Muja.

“Kjo këngë nuk është dedikim ndaj dikujt, është bërë vetëm për fansat e mi si gjithmonë. Dhe si temë kjo këngë tregon se duhet pasur shumë kujdes çfarë femre dashurojmë dhe çfarë femre duam sot (kryesisht vlen për meshkujt)”, u shpreh këngëtari në një prononcim për Telegrafin.

“Ti Fala” është publikuar në YouTube edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni Imagine Films.

“Besoj që do kënga e re do ju pëlqejë fansave të mi, pasi është diçka më ndryshe nga këngët tjera që kam sjell”, tha Albatriti lidhur me pritshmërinë e tij rreth këtij projekti. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here