Kantautorin e njohur, Alban Skënderaj, si duket foleja mediatike Tv Klan këtë vit po e mban edhe për një arsye tjetër, përveç asaj të jetë në karrigen e jurisë në ‘X Factor’. Mësuam se Albani po përgatitet të jetë po në këtë Tv në festivalin e Ardit Gjebreas me një këngë të tij, ku sigurisht do të jetë ai edhe krijuesi i këngës së tij. Është hera e parë që Alban Skënderaj konkurron në “Kënga Magjike”, ndërsa emri i tij ka javë që lakohet, pasi ai ka edhe këngë të tjera të krijuara për artistë të tjerë në këtë edicion, dhe si duket muhabeti me producentin Gjebrea dhe këngëtarin Skënderaj është shumë i mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here