Pasi ka triumfuar në tri kategori shumë të rëndësishme në festivalin “Videofest” në Kosovë, këngëtari i talentuar shqiptar, Alban Skënderaj është duke u përgatitur seriozisht për t’i ribefasuar të gjithë fansat e tij gjatë kësaj vere…

I frymëzuar nga vlerësimet e shumta që ka marrë këto kohët e fundit, Albani është duke punuar fort, pasi e ndjen si detyrë që të sjellë sërish materiale të mira muzikore për të kënaqur veshin e të gjithë dëgjuesve të tij, dhe për t’i falenderuar në njëfarë mënyrë për të gjithë mbështetjen dhe suportin që i kanë ofruar gjatë këtyre viteve karrierë.

Me sa kemi zbuluar, Skënderaj është duke punuar për realizimin e albumit të tij më të fundit, prej të cilit pritet gjithashtu një rekord shitjesh, ndërkaq ai është duke menduar dhe për realizimin e klipit që do të shoqërojë këtë album.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here